Tatuazhi special i Pinillas (Foto)

Sulmuesi i Kilit, Mauricio Pinilla do ta kujtojë përgjithmonë rastin kur goditi traversën në vazhdime kundër Brazilit. Ai e ka bërë atë tatuazh në shpinë, me mbishkrimin: “Një centimetër nga triumfi”.

Sport

01/07/2014 15:53

Të gjithë do të imagjinonim se Mauricio Pinilla nuk do të dëshironte ta rishikonte rastin kur qëlloi traversën në minutën e 119-të të sfidës kundër Brazilit, në fazën eliminatore të Kampionatit botëror.

Mirëpo, sulmuesi i Kilit ka vendosur që ta mbajë atë me vete kudo që shkon, duke e shndërruar në tatuazh në shpinën e tij. “Një centimetër nga triumfi”, shkroi ai nën të në gjuhën angleze.

Goditja e Pinillas që qëlloi traversën ishte rasti ideal për Kilin që ta fitonte sfidën para se të shkonte në vazhdime, ku në fund u mposhtën nga Brazili duke u eliminuar nga gara.

Pavarësisht se u kthyen në shtëpi, futbollistët e Kilit u pritën si heronj nga Presidentja Michele Bachelet, që i nderoi ata për paraqitjen e tyre në Brazil.