Tatuazhi i kampionit

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos e mbajti premtimin. Ylli spanjoll ka bërë një tatuazh me trofeun e Ligës së Kampionëve në pulpën e këmbës së majtë.

Sport

31/05/2014 16:37

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është gëzuar aq shumë pas triumfit në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve sa që ka bërë një tatuazh me trofeun e garës, në pulpën e këmbës së majtë.

Ramos kishte premtuar para ndeshjes finale kundër Atletico Madridit se do të bënte tatuazh me trofeun e kampionit nëse Reali e fiton ballafaqimin.

Dhe, ai e mbajti fjalën, dhe publikoi dëshminë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. Ramos ishte hero i ndeshjes pasi shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të finales, që e dërgoi ballafaqimin në vazhdime ku në fund, Los Blancos fituan me rezultat të thellë 4:1.

Tani, triumfi do ta shoqërojë atë kudo me tatuazhin e ri që pasqyron trofeun e bukur të garës.

Në pulpën e djathtë, ai ka trofeun e kampionit të botës. Kombinim i mirë.