Tatuazh në pleqëri

David Dimbleby, udhëheqës i emisionit ‘Question Time’ në BBC e ka bërë tatuazhin e parë në trup, në moshën 75 vjeçare. Veterani e ka zgjedhur figurën e gaforres në anën e djathtë të shpinës dhe thotë se gjithmonë ka dashur ta bëjë një gjë të tillë, por që ëndrra iu realizua vetëm tash. “Gjithmonë e…

ShowBiz

12/11/2013 21:00

David Dimbleby, udhëheqës i emisionit ‘Question Time’ në BBC e ka bërë tatuazhin e parë në trup, në moshën 75 vjeçare. Veterani e ka zgjedhur figurën e gaforres në anën e djathtë të shpinës dhe thotë se gjithmonë ka dashur ta bëjë një gjë të tillë, por që ëndrra iu realizua vetëm tash.

“Gjithmonë e kam dashur tatuazhin. Kam menduar se ndoshta kjo është koha e duhur për ta bërë. Është një ëndërr që u bë realitet”, ka thënë Dimbleby për Radio Times.

Më mirë vonë se kurrë.

Prezantuesi i emisionit politik në televizion thotë se e zgjodhi gaforren duke u inspiruar në një film të zhanrit aventurë. Fillimisht mendoi se ishte i vjetër për t’ia bërë sefte me ‘tatoo’, por në fund e realizoi ëndrrën.

I ndjekur nga kameramani, ai e vizitoi studion e tatuazheve ‘Vagabond’, në lindje të Londrës, ku u ul për një orë, derisa tatuazhi modest u ‘ngjit’ në trupin e tij. Ai tash është i kënaqur me rezultatin dhe thotë se gaforrja është ‘e gatshme t’i sulmojë’ armiqtë e tij.