Tata Martino largohet nga posti i trajnerit të Meksikës

Tata Martino nuk do të jetë më trajner i Meksikës. Argjentinasi njoftoi se ndeshja ndaj Arabisë Saudite ishte e fundit për të. Lajmin për këtë e konfirmoi Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net. “Kontrata ime përfundoi sapo arbitri i ra bilbilit”, theksoi Martino. Siç dihet, Meksika ishte shumë afër kalimit të fazës së grupeve, por u eliminua…

Sport

30/11/2022 23:38

Tata Martino nuk do të jetë më trajner i Meksikës.

Argjentinasi njoftoi se ndeshja ndaj Arabisë Saudite ishte e fundit për të.

Lajmin për këtë e konfirmoi Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

“Kontrata ime përfundoi sapo arbitri i ra bilbilit”, theksoi Martino.

Siç dihet, Meksika ishte shumë afër kalimit të fazës së grupeve, por u eliminua krejt në fund për shkak të golaverazhit më të dobët sesa Polonia. /Lajmi.net/