Task-forca në stërvitjet e Prishtinës dhe Kastriotit
Federata e Hendbollit të Kosovës po përkujdeset që rikthimi i skuadrave në stërvitje të jetë sa më i sigurt.

Sport
FHK ka përgatitur edhe një Task-forcë për të siguruar skuadrat me të gjitha pajisjet e duhura për rikthim në stërvitje.
Prishtina dhe Kastrioti ishin dy skuadrat që sot u stërviten me Task-forcë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e lëshuar nga FHK, lidhur me stërvitjet e këtyre dy skuadrave.
Task-forca e Federatës së Hendbollit të Kosovës për kthim të sigurt në stërvitje e ndeshje, të enjten ishte në stërvitje të Prishtinës dhe të Kastriotit të Ferizajt.
Prishtinën e vizitoi ekipi mjekësor i përbërë nga dr. Granit Deva nga Klinika Infektive si dhe dr. Edi Kolgeci.
Në Ferizaj, ku po ashtu u bë kontrollimi dhe matja e temperaturës për tërë lojtarët dhe drejtuesit, pjesë e ekipit ishte edhe Fatlum Ademi, fizioterapeut i KH Kastriotit, i cili është pjesë e task-forcës për Ferizaj. Përgjegjësit shëndetësorë kanë udhëzuar sportistët për masat që duhet të merren në këtë situatë, kurse Ademi do të mbikëqyrë shëndetin e hendbollistëve deri në testimin tjetër, që pritet të bëhet javën e ardhshme nga IKSHPK-ja. /Lajmi.net/