Tasholli: Akademia dhe BIK-u mos të pshtjellen kah shteti, s’janë tabijate tona, por refleksion i traditës politike serbe

Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë me radhë. Kësisoj, mbi 300 nxënës të vendit kanë mbetur prapa sa i përket ndjekjes së mësimeve. Por pavarësisht se me këtë çështje po merren institucionet përkatëse, duket se Bashkësia Islame e Kosovës nuk qëndroi dot pa u marrë paksa me këtë çështje. Duke shkuar edhe…

Lajme

28/09/2022 10:33

Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë me radhë.

Kësisoj, mbi 300 nxënës të vendit kanë mbetur prapa sa i përket ndjekjes së mësimeve.

Por pavarësisht se me këtë çështje po merren institucionet përkatëse, duket se Bashkësia Islame e Kosovës nuk qëndroi dot pa u marrë paksa me këtë çështje.

Duke shkuar edhe më larg, të njëjtit thirrën konferencë urgjente për media.

Myftiu Naim Tërnava tha se i përkrahin kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndalet.

E lidhur me këtë reagim, analisti, Ismajl Tasholli tha se e mira e së mirës është që Akademia dhe BIK-u mos me u pshtjellë kah shteti.

“Edhe ashtu s’janë tabijate tona, por tundim dhe refleksion i traditës politike serbe. Intelektualët atje bënin elaborate dhe religjioni i bekonte hapat politik të tyre”,tha ai.

“Të mos replikojmë “modele shoqërore”, të cilat në fund bombardohen nga dynjaja”,shtoi ai./Lajmi.net/