Tashmë zyrtare: Rudiger iu bashkohet Realit si transfer i lirë

Antonio Rudiger iu është bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë.

Sport

02/06/2022 14:09

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari, përmes një postimi në Twitter, transmeton lajmi.net.

“Jam krenar të njoftoj se do t’i bashkohem Real Madridit.

Jam shumë i emocionuar për të gjitha sfidat përpara dhe mezi pres të luaj ndeshjet e mia të para për këtë klub të madh”, tha ndër të tjera ai.

 

Futbollisti u largua nga Chelsea, pas një periudhe të mirë me “blutë”. /Lajmi.net/