Tashmë zyrtare: Kounde lojtari më i ri i Barcelonës

Jules Kounde është lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net. Shuma që thuhet se Barca ka paguar Sevillas për qendërmbrojtësin është 50 milionë euro plus bonuset. Francezi ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me gjigantin katalanas. Në…

Sport

28/07/2022 18:59

Jules Kounde është lojtari më i ri i Barcelonës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.

Shuma që thuhet se Barca ka paguar Sevillas për qendërmbrojtësin është 50 milionë euro plus bonuset.

Francezi ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me gjigantin katalanas.

Në garë për të ishin edhe disa ekipe, por lojtari zgjodhi vetëm Barcelonën./Lajmi.net/