Tashmë zyrtare – Investcorp në bisedime me Milanin

Gjiganti biznesor arab me bazë në Bahrein ‘Investcorp’ janë në bisedime për të blerë Milanin.

Sport

18/04/2022 15:27

Pas shumë spekulimeve që Investcorp dëshiron të blejë Milanin vjen edhe zyrtarizimi.

Siç njofton faqja e ‘Bahrain’ në Twitter gjiganti arab kanë hyrë në bisedime ekskluzive për të blerë klubin italian në Seria A, Milan, për 1.1 miliardë euro.

Marrëveshja me Investcorp do t’i rriste kualitetet e klubit dhe do të mund t’i rikthente sërish në formë të mirë edhe në garat evropiane.

Investcorp u themelua në vitin 1982, ofron një portofol investimesh të larmishme globale dhe menaxhon mbi 42 miliardë dollarë asete në të gjithë globin./Lajmi.net/