Tash e ‘dëshiron’ NATO-n në Kosovë

Dikur, Ivica Daçiq si zëdhënësi i regjimit të Slobodan Millosheviqit, refuzonte ndërhyrjen e NATO-s dhe largimin e trupave ushtarako-policore serbe nga Kosova, derisa vrau rreth 15 mijë civilë shqiptarë, dogji rreth 120 mijë shtëpi, plaçkiti gjithçka dhe shkaktoi dhjetëra miliradë euro dëme gjatë luftës së fundit. 

Lajme

26/09/2014 10:27

Sot, pesëmbëdhjetë vjet pas, Daçiq, si ministër i Jashtëm i Serbisë, ka deklaruar se prania e NATO-s në Kosovë është e rëndësisë madhore për stabilitetin dhe sigurinë.

Këtë qëndrim (“ndryshe”) Daçiq e ka bërë në New York, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe është takuar me zëvendës/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Daçiq, sipas njoftimit të ministrisë së tij, është shprehur i kënaqur për komunikimin e përgjithshëm të mirë të Serbisë me Aleancën Veri-Atlantike për bashkëpunimin në kuadër të Partneritetit për Paqe.