Tash Championsin

Atletico Madrid u shpall kampion i Spanjës të shtunën, pasi e nxori një barazim ndaj Barcelonës në Camp Nou. Por, Los Colchoneros nuk ndalen me kaq. Tash e duan Ligën e Kampionëve.

Sport

18/05/2014 14:11

Atletico Madrid ka festuar të shtunën mbrëma gjatë tërë natës, pasi u shpall kampion i Spanjës, duke e nxjerrë një barazim ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme për Los Colchoneros, pasi ata synojnë ta fitojnë edhe trofeun më të rëndësishëm në Evropë për klube, Ligën e Kampionëve.

“Tash, shkojmë për ta fituar Championsin. Duhet ta shfrytëzojmë këtë titull dhe ta festojmë me njerëzit tanë, por që nga e hëna duhet të fillojmë të mendojmë për finalen e Lisbonës dhe të mundohemi ta fitojmë po ashtu edhe këtë trofe”, ka deklaruar mbrojtësi i Atleticos, Juanfran.

Ekipi i Diego Simeones do të luajë të shtunën e ardhshme me Real Madridin në finalen e Lisbonës.