Tartarët e Krimesë ndihen si të burgosur pas okupimit rus

Një tartar nga gadishulli i Krimesë, i cili është gjetur i vdekur, është varrosur sot në vendlindjen e tij në Saky (qytet në gadishullin e Krimesë, i cili është aneksuar nga ana e Rusisë).

Bota

07/10/2014 20:13

Edem Asanov, 25 vjeç, është gjetur i varur në qytetin Yevpatoria, pas disa ditësh që ishte shpallur i zhdukur. Sipas zyrtarëve të Moskës, Asanov ka vrarë veten.

Gruaja e tij, Safinar Xhemileva ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ajo nuk beson që burri i saj ka bërë vetëvrasje.

“Ne këtu jemi të burgosur. Rusia na trajton sikur të burgosur dhe askush nuk jep përgjegjësi”, ka thënë Xhemileva sot, gjatë varrimit të burrit të saj.

Shumica e tartarëve krimean, krimean turqisht-folës, vendas myslimanë, kanë kundërshtuar aneksimin e  gadishullit të Detit të Zi në Ukrainë nga ana e Rusisë, në muajin mars.

Disa tartarë janë rrëmbyer gjatë javëve të fundit dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.