Tare transferon futbollistin që realizoi het-trik kundër Serbisë

Igli Tare ka identifikuar një përforcim të ri për klubin nga Serie A.

Sport

25/06/2019 11:17

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka identifikuar një përforcim të ri për klubin nga Serie A.

Mediat italiane raportojnë se Tare ka shfaqur interesim për transferimin e yllit të ekipit të Gjermanisë U-21, Luca Waldschmidt, transmeton lajmi.net.

Het-triku i tij kundër Serbisë dhe goli tjetër i bukur ndaj Austrisë kanë bindur Taren për të tentuar blerjen e tij nga Freiburg.

Waldschmidt ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022 por Lazio do të kërkojë negociata duke shpresuar në transferimin e tij për më pak se 12 milionë euro. /Lajmi.net/