Tare në Londër, Lazio shet Andersonin në Premierligë

Lazio do ta shesë mesfushorin Felipe Anderson në Premierligë.

Sport

14/06/2018 07:09

Felipe Anderson është i gatshëm të largohet nga Lazio.

“Sky Sport” raporton se klubi nga Roma ka arritur marrëveshje me West Ham United për shitjen e mesfushorit brazilian.

Klubi londinez do të paguajë rreth 30 milionë euro për shërbimet e Andersonit, përcjell “lajmi.net”.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare do të niset sot për në Londër për ta zyrtarizuar marrëveshjen. /Lajmi.net/