Tare kopjon Barcelonën

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka njoftuar se klubi romak do të kopjojë akademinë e e famshme të Barcelonës, La Masia, për të zhvilluar futbollistë të rinj që mund të shndërrohen në yje të së ardhmes. Nga La Masia kanë dalë shumë yje të futbollit të sotëm përfshirë të madhin Lionel Messi. Andaj, Tare…

Sport

03/04/2014 12:55

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka njoftuar se klubi romak do të kopjojë akademinë e e famshme të Barcelonës, La Masia, për të zhvilluar futbollistë të rinj që mund të shndërrohen në yje të së ardhmes.

Nga La Masia kanë dalë shumë yje të futbollit të sotëm përfshirë të madhin Lionel Messi.

Andaj, Tare ka prezantuar projektin e quajtur ‘Academy’ ku Lazio do të punojë me futbollistë të rinj të talentuar në mesin e të cilëve edhe portierin shqiptar Thomas Strakosha.

“Projekti ynë me të rinj është shumë serioz dhe ka filluar katër vite më parë. Jemi optimist sepse deri më tani kemi arritur rezultate shumë të rëndësishme”, deklaroi Tare për radiostacionin Roma Today.

“Përveç Keitas, kemi Cavandan, Strakoshën, Onazin, Rozzin, Cataldin, Tounkaran, Filippinin të cilët kanë potencial të inkuadrohen në ekipin e parë. Ata mund të jenë e ardhmja e Lazios. Mund të ngritin nivelin e kualitetit, do të bazohemi në qytetin e Romës por edhe anembanë Italisë, pastaj mund të përfshijmë të rinj që mund të vijnë nga shtetet e huaja”.