Tara me të atin bashkë për Bajram, Blero uron lexuesit e lajmi.net (Video/Foto)

Këngëtari Blero sot festën e Kurban Bajramit e priti nën dashurinë e ngrohtë të vajzës së tij Tarës.

ShowBiz

12/09/2016 16:33

Ai, ekskluzivisht për lajmi.net uroj të gjithë lexuesit për këtë festë, duke shpresuar se janë mirë dhe sot do ta kenë një ditë të mirë në rrethin familjar, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Blero, kohëve të fundit ka qenë emri më i lakuar sa i përket sukseseve në projektet që ka sjellë por edhe sa i përket jetës së tij private, por falë dashurisë së madhe gjithcka ka rënë në vendin e vet.

Bashkangjitur me videon mund ta gjeni edhe një foto të tyre së bashku. Ndërsa ju kujtojmë se e dashura e këngëtarit, Afrona nuk gjendet në Kosovë./lajmi.net

https://www.instagram.com/p/BKQmRW9BXhV/?taken-by=lajminet