‘Tallja’ e Suarezit me Real Madridin pas eliminimit nga Ajax

Luis Suarez ka shfrytëzuar eliminimin historik të Real Madridit kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve, për t’u talluar me rivalët e tyre.

Sport

07/03/2019 13:45

Skuadra nga Holanda turpëroi Real Madridin, duke i mposhtur 4:1 në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi uruguaian, përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh pas suksesit të Ajaxit, duke ‘thumbuar’ Real Madrdin.

“Urime, kam qenë gjithmonë një ndjekës i Ajax”, ka shkruar ‘Lucho’ në llogarinë e tij në Twitter në gjuhën holandeze, përcjell ‘lajmi.net’.

Luis Suarez ka qenë pjesë e Ajaxit për katër sezone, ku ka zhvilluar 159 ndeshje, duke shënuar 111 gola dhe duke asistuar 66 herë./Lajmi.net/