Talentja shqiptare, Arta Çika fiton çmimin “TechWomen100” në Britani

Arta Çika, ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe “TechWomen100”, për vitin 2019.

Lajme

16/02/2020 20:06

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë, një talente shqiptare, Arta Çikën e cila ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:

I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.

Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur. ??. /Lajmi.net/