Talentit të Liverpool i thyejnë këmbën, ndërhyrja që shokoi të gjithë

8:44 | 22 Korrik 2019

Liverpool dhe Sevilla zhvilluan një ndeshje miqësore pas mesnate, e cila do të jetë më shokuese se pritej.

Në fakt, këto duhet të jenë vetëm miqësore përgatitore për skuadrat e kampionateve elitare, mirëpo jo gjithmonë rezulton e njëjta gjë.

Përshembull në ndeshjen e lartpërmendur, rezultati ka kaluar në plan të dytë, transmeton lajmi.net.

E gjitha vëmendja ka shkuar te ndërhyrja që lojtari i ekipit spanjoll, Gnango, bëri ndaj talentit të Liverpool, Larouci.

Ndërhyrja e Gnango ishte e menjëherëshme dhe pa asnjë qëllim për ta gjetur topin, çka bëri që ai të përjashtohet nga loja.

Në këmbët e 18-vjeçarit dyshohet për një thyerje, çka do ta linte atë për një kohë të gjatë jashtë fushave të gjelbërta.

Ndryshe, ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të Sevillas. /Lajmi.net/