Talenti i Tottenhamit e zgjedh Shqipërinë para Kosovës

Shqipëria U-16 është duke u përgatitur në “Tropikal”, sa i përket turneut “UEFA Development” që do të zhvillohet në Slloveni.

Sport

03/04/2019 09:53

Te kuqezinjtë është grumbulluar edhe lojtari i të rinjëve të Tottenhamit, Albert Raqi.

Më parë ky futbollist me prajardhje nga Prishtina, ka qënë pjesë e grupmoshave të Kosovës.

“Shqipëria.ch” mëson se për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij. .

Image

“E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinhos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”. /Lajmi.net/