Talenti i Man United u detyrua të fshinte postimin pasi tifozët me “sy të shqiponjës” vunë re një problem

Alejandro Garnacho fshiu shpejt një postim në mediat sociale ku tregonte se po e shikonte ndeshjen e Manchester United në FA Cup kundër Fulham. 18-vjeçari nuk ishte i përfshirë në atë takim dhe zgjodhi ta shikonte atë nga divani në shtëpinë e tij, njofton SportBible, transmeton lajmi.net. Ai ngarkoi një fotografi në Instagram për të…

Sport

20/03/2023 09:31

Alejandro Garnacho fshiu shpejt një postim në mediat sociale ku tregonte se po e shikonte ndeshjen e Manchester United në FA Cup kundër Fulham.

18-vjeçari nuk ishte i përfshirë në atë takim dhe zgjodhi ta shikonte atë nga divani në shtëpinë e tij, njofton SportBible, transmeton lajmi.net.

Ai ngarkoi një fotografi në Instagram për të treguar se po e shikon ndeshjen nga TV, por shpejt e fshiu atë, pasi kuptoi se kishte lënë cigaren elektronike mbi divanin dhe shihej dukshëm në pamje.

“Garnacho është një nga ata të cigareve elektronike? Humba të gjithë respektin për të”, tha një fans në rrjetet sociale.

Anësori argjentinas pasi kuptoi huqjen, e publikoi një tjetër fotografi e ku mungonte cigarja elektronike.

Manchester United triumfoi 3:1 me përmbysje në rezultat kundër Fulhamit duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të FA Cup./Lajmi.net/