Talenti i Ajax jep shpresa për Liverpool dhe Arsenal, lë të hapur mundësinë për largim

21:29 | 25 Prill 2019

Talenti premtues i Ajax Amsterdam duket se ka filluar të ‘flirtojë’ me skuadrën e Liverpool dhe atë të Arsenal.

David Neres, i cili ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, ka dhënë disa sinjale se mund të largohet në fund të këtij edicioni.

Anësori ka shënuar tetë gola këtë edicion duke regjistruar edhe 11 asistime në 29 paraqitje në Eredevisie.

Të interesuara për lojtarin janë edhe skuadrat e Arsenal dhe Liverpool, për  të cilat lojtari ka lënë gjithçka të hapur.

“Duhet të shoh se çfarë është më e mira për mua, karrierën time dhe familjen time” ka thënë Neres për ‘Voetbal Primeur’, transmeton lajmi.net.

“Ne do të shohim çfarë sjellë e ardhmja, por unë kam një kontratë këtu dhe jam i kënaqur” ka thënë tutje ai.

Sipas raportimeve, një ofertë që do të prekte 50 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për ta liruar klauzolën e David Neres. /Lajmi.net/