Talebani hedh vetën në erë në zyrën e shefit të policisë (Video)

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në fund të nëntorit në kryeqytetin afgan Kabul, , ku një taleban hodhi veten në erë në një përpjekje për të vrarë shefin e policisë.

Bota

12/12/2014 17:50

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së komisariatit qendror të policisë në Kabul, ku talebani futet brenda e më pas hedh veten në erë.

Përveç tij, nga shpërthimi mbeti i vrarë një person dhe u plagosën rëndë gjashtë të tjerë. Kamikazi dyshohet se e kishte fshehur lëndën shpërthyese në të brendshmet e tij, transmeton lajmi.net.

Në video ai shfaqet i veshur mirë, ecën qetësisht korridoreve të komisariatit deri në shkallët e katit të tretë.

I maskuar si një zyrtar i dikasterit, ai futet në një zyrë me idenë se ishte e drejtorit dhe jashtë fokusit të kamerës ndodh shpërthimi.

Policia afgane tha se kamikazi u ndihmua të futej brenda nga një person i infiltruar në polici.

Pak ditë pas kësaj, shefi i policisë, Zahir Zahir, dha dorëheqjen duke deklaruar se nuk mund të qëndrojë më në detyrë për shkak të kërcënimeve me jetë. (lajmi.net)