Taksa e Kombit

Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kaloje në autostradën Durrës- Kukës.

Lajme

15/10/2013 10:44

Shlyerja e borxheve që qeveria i ka biznesit duket se do t’i kushtojë shtrenjtë buxhetit jo vetëm në vitin 2014, por edhe në vitet pasuese. Plot 400 milionë euro është shuma që vetëm ministria e Punëve Publike ka si fatura të papaguara ndaj kompanive. Ministri, Edmond Haxhinasto në një interviste për “Vizion+”, ka sqaruar strategjinë që do të ndiqet për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Nga ana tjetër autostrada Durrës-Kukës  e cila i kushtoi i buxhetit të shtetit 1 miliard euro, ende nuk ka përfunduar. Haxhinasto deklaroi se, nevojiten ende miliona euro të tjera. Ndërkohë, që bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj.

Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kaloje në këtë autostradë.