Takoni policin 91 vjeçar që vazhdon të patrullojë në rrugët e SHBA-së

Nëse je me fat që të gjesh një pasion në jetë me të cilin mund të bësh edhe karrierë, atëherë duhet rrini në atë profesioni për sa më gjatë që është e mundur.

Bota

26/02/2021 09:29

91 vjeçari L.C “Buckshot” Smith është polici më i vjetër në shtetin e Arkansas të SHBA-së.

Smith ishte zëvendës-sherif për 46 vjet dhe pas pensionimit vendosi që të punojë për Departamentin e Policisë Camden për të patrulluar rrugët.

“Ndjehem sikur do të jetoj më gjatë nëse vazhdoj të punoj”, tha Buckshot, njofton Klan Kosova.

Buckshot do të mbushë 92 vjeç në maj dhe po vazhdon të jetë në formë.

“Unë ha shumë perime dhe nuk ha ushqime të shpejta”.

Ai thotë se nuk do të dalë në pension derisa Zoti ta thotë këtë.