Takohen ‘Plisat’ e ‘Torcida’, policia i ruan

Drejtori i informacionit në Klan Kosova, Gazmend Mujeci, ka thënë në emisionin Info Magazina të Klan Kosovës, se një numër i madh i policisë së Kosovës, gjendet te objekti i Klan Kosovës, për arsyen se në këtë emision, do të diskutohet rreth incidenteve në Elbasan, mes grupeve të tifozëve Plisat dhe Torcidat, transmeton Indeksonline.

Sport

31/03/2015 19:01

Në këtë emision, do të jenë të ftuar anëtarë nga të dy grupet e tifozëve, ku do të diskutohet për incidentin në Elbasan që ndodhi ditën e diel.

“Shumë tifozë të Torcidës janë nisur nga Mitrovica te lokalet e Klan Kosovës, ndërsa një numër i vogël i Plisave”, ka thënë Mujeci, në emisionin InfoMagazina.