Takohen liderët e opozitës: Sërish do të bllokojnë Kuvendin

Krerët e opozitës janë takuar sonte dhe sërish janë marrë vesh që të bllokohet seanca e radhës,e paralajmëruar për të premten, 23 tetor në orën 16:00.

Lajme

21/10/2015 21:46

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj në një takim që ka filluar në orën 18:00 e ka zgjatur disa orë, sërish janë marr vesh që të bllokojnë Kuvendin, por nuk tregohen mënyrat, nëse do jenë të njëjta sikur tani.

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje ka thënë për lajmi.net se nuk përveç që janë pajtuar për bllokimin e Kuvendit ata kanë cilësuar si provokim thirrjes e seancës nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./ lajmi.net