Takohen LDK dhe Nisma

Zyrtarët e LDK-së dhe të partisë Nisma për Kosovën janë takuar sot në një lokal të Prishtinës.

Lajme

09/06/2014 19:59

LDK, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, me 25.7% të votave, mësohet se ka kërkuar takim me zyrtarët e Nismës për të diskutuar për mundësinë e mos-hyrjes në koalicion qeverisës me PDK-në, e cila në zgjedhjet e së dielës doli e para, raporton Koha.net.

Takimi, është duke u zhvilluar në lokalet e qendrës tregtare të Hashim Deshishkut, ish-deputet nga radhët e LDK-së, afër kinemasë ABC në kryeqytet.

Në takim thuhet se i pranishëm është nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, dhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Burimet e Koha.net mësojnë se gjithashtu një takim mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe atij të Nisma, Fatmir Limaj, është zhvilluar edhe para mbajtjes së zgjedhjeve, kurse temë diskutimi mendohet të ketë qenë koalicioni i mundshëm parazgjedhor.