Takohen krerët e koalicionit PDK-LDK, kërkohet zgjidhje
Kriza politike në Kosovë ka hyrë në një fazë serioze pas moszhvillimit të dy seancave të fundit të Kuvendit dhe paralajmërimeve opozitare se bllokada do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme
Për këtë arsye, sipas burimeve të Klan Kosovës, sot në ambientet e Kuvendit janë takuar përfaqësuesit më të rëndësishëm të koalicionit qeveritar – Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Ismet Beqiri.
Ata kanë diskutuar për opsionet e mundshme të daljes nga kriza.