Takohen Haradinaj e Meta, diskutojnë për tema kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

21/04/2019 22:17

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, është kënaqësi që me presidentin Meta të diskutojnë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar. /Lajmi.net/