Takohen edhe në futboll, Rohde: Gjithmonë kënaqësi për të shijuar një ndeshje miqësore me Bislimin dhe ekipin e qeverisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “X”, ku njofton se loja u zhvillua me ekipin e Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të qeverisë. “Gjithmonë kënaqësi për të…

Sport

18/10/2024 12:12

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “X”, ku njofton se loja u zhvillua me ekipin e Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të qeverisë.

“Gjithmonë kënaqësi për të shijuar një ndeshje miqësore me Besnik Bislimin dhe ekipin e qeverisë – veçanërisht kur ekipi im i Ambasadës për fat del në krye”, ka shkruar Rode.