“Takimi te presidentja, në favor të opozitës”

Takimi i organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga, ku i ka ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare në Kosovë, është bërë objekt diskutimi në opinionin kosovar.

Lajme

07/02/2016 21:28

Liderët e pozitës Hashim Thaçi e Isa Mustafa, e kanë pranuar me lehtësi këtë takim i cili do të mbahet nesër, por jo edhe ata të opozitës. I vemi lider nga këta të fundit që ka pranuar të marrë pjesë, është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net

Njohësi i çështjeve politike, Arben Qirezi, thotë për lajmi.net se edhe liderët e tjerë të opozitës duhet ta pranojnë këtë ftesë.

“Me vet faktin që është ndërmarrë kjo iniciativë, është në favor të opozitës sepse kërkesa për të gjetur zgjidhje është pranim se ekziston një problem që duhet zgjidhur”, vlerëson Qirezi.

Sipas tij, një arsye më shumë është edhe pjesëmarrja e paralajmëruar e ambasadorit Delaëie dhe përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zhbogar.

“Ky është një rast i mirë për të paraqitur kërkesat e tyre, prandaj mendoj se edhe pjesa tjetër e opozitës duhet të jene në takim. Me abstenim nuk arrihen fitoret politike e pjesëmarrja nuk d.m.th. edhe heqje dorë nga kërkesat”, konsideron Qirezi. /lajmi.net