Takimi Rama-Vuçiq të qetësojë situatën

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq ka deklaruar se takimi i kryeministrit të Serbisë dhe atij të Shqipërisë duhet të kontribuojë në qetësimin e situatës në Kosovë, e cila sipas tij është e tensionuar.

Lajme

02/11/2014 12:49

Në një prononcim dhënë për Tanjug, Stojanoviq ka fajësuar edhe mediat për këtë situatë, duke thënë se pret nga institucionet e sigurisë së Kosovës që të mos lejojnë dhunën ndaj serbëve.

Sipas tij, takimi i dy kryeministrave duhet të kontribuojë në qetësimin e situatës, e cila nuk ka qenë kështu qe disa vite, por që është krijuar pas ndeshjes ndërmjete kombëtareve në futboll të   Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre, transmeton KosovaPress.