Takimi Nikoliq-Jahjaga, nuk nënkupton njohje për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se shteti nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. 

Lajme

24/10/2014 19:35

Ai ka shtuar se takimi i mundshëm në mes të presidentit të Serbisë, Tomslav Nikoliq dhe asaj të Kosovës Atifete Jahjages, nuk tregon që Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën.

“Unë jam takuar më shumë se 40 herë me Thaçin dhe nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim”, ka thënë Daçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Shefi i diplomacisë serbe ka vlerësuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, pasi që, sipas tij, kjo do të jetë një mundësi për të qetësuar situatën, pas incidentit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ai ka bërë të ditur se protokolli qeveritar serb është duke i bërë përgatitjet për këtë vizitë, por se nuk precizuar detaje nga agjenda. (lajmi.net)