Takimi me Sveçlën, Gjinin e Abrashin – reagon edhe partia e Gjuriqit

Partia e Marko Gjuriqit, SNS,  ka reaguar për takimin në Tiranë me Xhelal Sveçlën, Ardian Gjinin e Arban Abrashin.

Lajme

07/12/2019 23:59

Përmes një komunikate për media, SNS thotë se Marko Gjuriq do të qëndrojë deri më 9 nëntor në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Gjatë kësaj kohe, sipas tyre do të zhvillohen takime të ndryshme  me përfaqësues politik nga Bosnja,  Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova.

“Marko Gjuriq është pjesëmarrës në një tryezë të përbashkët  për bashkëpunim rajonal që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Tiranë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë, jashtë konferencës ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, si dhe me përfaqësues opozitarë të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ata theksojnë se ky është organizimi i dytë i kësaj natyre, mbajtur nga ministria e Jashtme Gjermane, që për qëllim ka  avancimin e raporteve të shteteve të rajonit.

Mbledhja e parë e këtij lloji, sipas SNS ishte mbajtur në Shkup nga 18 deri në 20 tetor. /Lajmi.net/

Lexo po ashtu:

“Po negociohet futja e Listës Serbe në Qeverinë Kurti”, opozita në Beograd reagon për takimin Sveçla-Gjuriq