Borrell: Tensionet në veri të Kosovës treguan se është koha për të ecur përpara
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, është deklaruar për takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net. Ai…

Lajme
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, është deklaruar për takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu ka shtuar se pret që të dy udhëheqësit e dy vendeve të jenë të hapur për të gjetur gjuhë të përbashkët.
“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka thënë Borrell. /Lajmi.net/
I am convening this morning the High-level Belgrade-Pristina Dialogue meeting.
Recent tensions in the north of Kosovo have demonstrated yet again that it is time to move forward towards full normalisation. I expect both leaders to be open and flexible to find common ground. pic.twitter.com/T0AhjKd1D3
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 18, 2022