Takimi i parë, Bale-Ronaldo

Dy futbollistët më të shtrenjtë në botë u takuan për herë të parë prej kur Gareth Bale kompletoi transferimin në Real Madrid nga Tottenham Hotspur gjatë verës për 100 milionë euro. Ai ia shtrëngoi dorën bashkëlojtarit të tij të ri Cristiano Ronaldo, pas rikthimit në Santiago Bernabeu nga pushimi ndërkombëtar. Bale është i vetëdijshëm për…

Sport

11/09/2013 15:56

Dy futbollistët më të shtrenjtë në botë u takuan për herë të parë prej kur Gareth Bale kompletoi transferimin në Real Madrid nga Tottenham Hotspur gjatë verës për 100 milionë euro.

Ai ia shtrëngoi dorën bashkëlojtarit të tij të ri Cristiano Ronaldo, pas rikthimit në Santiago Bernabeu nga pushimi ndërkombëtar.

Bale është i vetëdijshëm për forcën e gjigantit madrilen andaj duhet të intensifikojë përgatitjet pasi përballet me parashikime të mëdha te nëntë herë kampioni i Evropës.

Përgatitjet e tij në Tottenham për sezonin e ri ishin penguar nga saga e gjatë rreth kalimit të tij në Real, andaj Bale ka pak kohë në dispozicion në mënyrë që të shijojë magjinë e La Ligës para duelit me Villarrealin në fundjavë.