Takim urgjent i Jacobsonit me LAN-in

Përfaqësues të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma (LAN) janë takuar sot paradite me ambasadoren maerikane, Tracey Ann Jacobson, dhe më pas edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

Lajme

10/09/2014 13:56

Takimi i pa paralajmëruar dhe urgjent ka ndodhur vetëm pak kohë para orës 13, kur është planifikuar të nënshkruhet marrëveshja në mes të bllokut opozitar dhe Lëvizjes Vetëvendosje, bëjnë të ditur burime të lajmi.net.

Ambasadorja Jacobson ka zhvilluar takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustyafën, atë të AAK, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ndërsa në takimin që ka përfunduar para pak çastesh, me shefin e Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, ishin  është takuar me vetëm dy të parët (Mustafa dhe Haradinaj).

Sipas burimeve zyrtare brenda Bllokut LAN, në këto takime është biseduar lidhur me marrëveshjen e paralajmëruar politike LAN-VV, si dhe formimi sa më i shpejtë i institucioneve shtetërore të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. (lajmi.net)