Takim i mbyllur mes Haradinajt dhe Hahnit

16:53 | 17 Janar 2019

Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe komisionerit Johannes Hahn.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, para pak çastesh kanë filluar takimin, mirëpo ky do të jetë takim i mbyllur pasi që mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, raporton lajmi.net.

Siç merr vesh lajmi.net, pas këtij takimi kryeministri Haradinaj dhe komisioneri Hahn nuk do të mbajnë konferencë për media.

Po ashtu mësohet se në këtë takim do të diskutohet për taksën prej 100 për qind e vendosur nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës dhe për situatën aktuale politike në të cilën gjendet Kosovë. /Lajmi.net/