Takim deri në ora 3 të mëngjesit, si u prish kontrata FSHF – Panucci?

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka qenë deri në orën 3 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë në rezidencën e Kombetares në Durrës për të diskutuar me trajnerin Christian Panuccin prishjen e kontratës.

Sport

23/03/2019 10:45

Italiani ka qenë i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por Duka e kishte marrë me kohë vendimin për ta shkarkuar.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime pranë FSHF-së se është gjetur një marrëveshje mes palëve për të paguar trajnerin deri në muajin nëntor të këtij viti, periudhë kur dhe i skadonte kontrata.

Dje Duka diskutoi gjatë në Shkodër edhe me trajnerin 73-vjeçar italian, Edi Reja, i cili duket alternativa më bindëse për momentin për t’u ulur në stolin kuqezi.

Njoftimi i FSHF për shkarkimin e Panuccit:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual./Lajmi.net/