Tajfuni shkëputi aeroplanin nga pista e tij (Video)

Kamerat kanë kapur momentin e pabesueshëm kur një aeroplan në Tajvan, shkëputet nga pista e tij për disa momente.

Fun

17/08/2015 21:56

Ky Boeing 747 shihet teksa shkëputet nga toka, nga tajfuni i fuqishëm Soudelor, transmeton Klan Kosova.

Tajfuni i fuqishëm bëri që avioni Boeing 747 t’i shkëpus rrotat e tij nga pista e pastaj të lëshohen prapë në të gjersa e bënë atë të pësojë lëkundje totale.

Të rikujtojmë se aeroplanët Boeing 747, mund të peshojnë më shumë se 440.000 kg, dhe kështu tajfuni i fuqishëm Soudelor, lëkundi atë duke e shkëputur për disa herë nga pista e tij.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:

YouTube player