Tahiri tregon dy strategjitë që ka ndjekur Kosova për tërheqjen e qytetarëve nga Siria

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel dhe ka folur për punën që ka bërë Kosova për të riatdhesuar qytetarët që kishin shkuar në Siri.

Lajme

21/10/2019 22:35

“Nga shtatori i vitit 2018 janë emëruar si shef i një Task Force. Kemi pasur rreth 400 qytetar në Siri dhe tani kanë mbetur mbi 100. Kemi pas partneritet të ngushtë sidomos me SHBA dhe në anën tjetër inteligjenca ka vepruar mjaft mirë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se qëllimi ishte që këto viktima të riatdhesohen ndërsa të dyshuarit të dalin para drejtëisë.

Tahiri ka thënë se këtë operacion e kanë mbajtur sekret.

“Në Evropë ka qenë një debat shumë i ashpër në rast se do ti kthejmë apo jo.

Ne këtë operacion e kemi mbajtur shumë të fshehtë dhe askush nuk e ka ditur se çfarë do të bëhej me këta persona”.