Tahiri thotë se do të ketë votime në Asamble Parlamentare: 15 dhe 16 prill, dy ditë historike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e delegacionit kosovar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka treguar se dy ditët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Kosovën. Ai ka thënë se sonte si delegacion po vazhdon rrugëtimin për Kosovën në Strasburg, duke…

Lajme

14/04/2024 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e delegacionit kosovar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka treguar se dy ditët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Ai ka thënë se sonte si delegacion po vazhdon rrugëtimin për Kosovën në Strasburg, duke treguar agjendën për 15 e 16 prill.

“Janë dy ditë, e hëna dhe e martja kur do të ketë votime në komitete dhe në Asamble Parlamentare, janë dy ditë historike”, ka deklaruar.

Postimi i plotë: