Tahiri: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta luftuar antigjipsizmin

Sot është mbajtur një konferencë online ku është diskutuar lidhur me diskriminimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.

Lajme

02/12/2020 16:03

Në konferencë u fol për Antigjipsizmin si formë e diskriminimit të këtyre komuniteteve në gjitha sferat e jetës, si formë specifike e racizmit.

Andaj, nga pjesëmarrësit u kërkua që të luftohet antigjipsizmi nga të gjithë institucionet relevante.

Nga ata u tha që Kosova duhet të zhvillojë një strategji të re të antigjipsizmit.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, tha se fokusi duhe të jetë tek legjislacioni i Bashkimit Evropian që adreson problemet e këtyre komuniteteve.

Sipas tij edhe pse është punuar mjaft në këtë drejtim, megjithatë në praktikë situata nuk duket fare mirë.

Raport nga takimi:

Konferencë online: Strategjia e re e BE-së për Romët dhe lufta kundër antigjpsizmit në Kosovë.

Antigjiptizmi është një formë specifike e racizmit, që shprehet në mes tjerash edhe me dhunë, gjuhën e urrejtjes, stigmatizim dhe forma të diskriminimit.

Antigjipsizmi ndikon shumë në të gjitha aspektet e jetës së romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, ai kontribuon në mohim të fushave kryesore të jetës si arsimim, punësim standard të jetesës si edhe në shëndetësi e banim. Duke marrë parasysh se romët, ashkalinjët dhe egjiptianët historikisht janë ballafaquar me diskriminim dhe disavantazhe në të gjitha sferat e jetës. Kjo ka kaluar në normalitet nga të gjitha palët, duke kontribuar në stigmatizim dhe përjashtim të tyre shoqëror.

Andaj, arritja e barazisë, përfshirjes dhe integrimit të Romëve kërkon që të gjitha institucionet e BE-së, qeveritë nacionale dhe agjencitë e BE-së, organet e barazisë dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut të bashkohen dhe të ndërmarrin veprime në partneritet me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare, për përfshirjen e plotë të vetë romëve në jetën, shoqërore, publike dhe politike duke forcuar luftën kundër antigjipizmit si një formë specifike e racizmit në Evropë.

Me këtë rast edhe Kosova do të duhet të zhvillojë një Strategji të re në vitin 2021 e cila duhet të adresojë antigjipizmin. Kështu, që është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës dhe shoqëria civile që adreson çështjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të informohen mbi Kornizën e re të BE-së dhe që Qeveria e Kosovës të marrë parasysh Kornizën e re gjatë procesit të zhvillimit të kësaj strategjie.

Prandaj Ojq “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” “Advancing Together”, dhe “Central Council of the German Sinti and Roma” në bashkëpunim me “Zyrën për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës” sot organizuan konferencen nacionale për të diskutuar për rëndësinë dhe ndikimin e Kornizës së re të BE-së dhe mënyrat për të luftuar Antigjipizmin në Kosovë.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ZVKM z. Besnik Tahiri i cili theksoi se: Është kënaqësi të jesh i ftuar për të diskutuar në Konferencën mbi Kornizën e re Ligjore të BE-së me fokus kryesor në Antigjipsizëm.

Në cilësinë e Zëvendës Kryeministrit të Parë, ai përmendi rëndësinë e adresimit të përfshirjes dhe integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Lufta kundër antigjipizmit, e cila gjithashtu i kushtohet një fokus i veçantë në kornizën e re ligjore të BE, është një çështje shumë e rëndësishme që duhet të analizohet dhe trajtohet më seriozisht në vendin tonë. Sado që është punuar në këtë drejtim megjithatë në praktikë situata nuk është aspak e mirë.

Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Ojq “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” dhe akteret më të rëndësishem në këtë proces do të jetë e përkushtuar për të adresuar antigjipsizmin këtë fenomen negativ duke punuar në një mekanizëm dhe strategji të re për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në katër fusha prioritare, përkatësisht arsimin, punësimin, strehimin dhe shëndetësinë.

Fjalimin mund ta gjeni nga min: 41:35