Tahiri pyet pushtetin: Nëse drafti qenka për tu mbrojtur, pse po e mbani të fshehur?

Draft-statuti i komunave me shumicë serbe, tashmë është pranuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe poashtu javën e kaluar i është dorëzuar partive opozitare. Edhe pse drafti i BE-së i mbështetur edhe nga ShBA-ja është në tavolinën e Kurtit, ai nuk po bëhet publik, shkruan Lajmi.net. Lidhur mospublikimin e draftit ka reaguar, ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë…

Lajme

05/12/2023 11:01

Draft-statuti i komunave me shumicë serbe, tashmë është pranuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe poashtu javën e kaluar i është dorëzuar partive opozitare.

Edhe pse drafti i BE-së i mbështetur edhe nga ShBA-ja është në tavolinën e Kurtit, ai nuk po bëhet publik, shkruan Lajmi.net.

Lidhur mospublikimin e draftit ka reaguar, ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se zyrtarët e lartë të VV-së po e mbrojnë draftin, e atëherë pse s’po e publikojnë atë.

“Zyrtare te larte te VV po mbrojne draft statutin e Asociacionit para publikut, por publiku nuk e ka pare dokumentin! Nese qenka per tu mbrojtur atehere pse po mbahet i fshehur !?”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/