Tahiri: Pse nuk flasin për mbylljen e vizitave zyrtare në shtete tjera, izolim i paparë i Kosovës
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeverisë së Kosovës i janë mbyllur dyert për vizita zyrtare. Tahiri përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka thënë se po të mos ishin takimet rajonale apo samitet të parët e shtetit vetëm në shtëpi do të rrinin. Për…

Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeverisë së Kosovës i janë mbyllur dyert për vizita zyrtare.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka thënë se po të mos ishin takimet rajonale apo samitet të parët e shtetit vetëm në shtëpi do të rrinin.
Për këtë Tahiri tha se Kosova po përjeton izolim të paparë.
“Sa lehtesisht flasin kreu i shtetit per mbylljen dhe hapjen e pikave kufitare – pse asnjeri nuk flet per mbylljen e vizitave te tyre zyrtare ne shtete tjera – mos me qene takime rajonale apo samite ata vetem ne shpi do te rrinine- izolim i papare i Kosoves”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/