Tahiri përplaset me Bushatin pas vendimit të gjykatës, i mbyll telefonin live

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri u shoqërua me debtate të ashpra në emisionin “Open”.

Lajme

20/09/2019 07:52

Ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me Open me anë të telefonit. Analisti Andi Bushati replikoi me Tahirin, duke bërë që ky i fundit të mbyllte telefonin.

Bushati i tha Tahirit që nuk është në komoditetin që të bëntë ironi, sepse nuk është se kishte vetëm lidhje gjaku me Habilajt, por kishte dhe një lidhje miqësie mes jush, gjë që konfirmohet nga udhëtimet e përbashkëta dhe drekat, darkat që konsumonin bashkë.

“Nuk mund ta vazhdoj debatin sepse ju jeni në studio dhe unë unë jam në telefon”, tha Tahiri që më pas mbylli telefonin.