Tahiri për zgjedhjet në AAK: Kryetar pritet të rizgjidhet Hardinaj

Funksionari i lartë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për procesin zgjedhor të kësaj partie, i cili është paralajmëruar të fillojë në muajin mars.

Lajme

13/01/2015 23:50

Ai ka pranuar në “Interaktiv” të KTV-së  se AAK-ja është e dëmtuar.

Sipas Tahirit, në procesin e tanishëm që ka hyrë partia në zgjedhjet e brendshme, ka hyrë me vetëdije të plotë nga lideri e deri tek anëtarët e thjeshtë që të reflektojnë dhe të përmirësojnë lëshimet që kanë bërë në të kaluarën.

“Jemi jashtëzakonisht të dëmtuar. Për shtatë vite rresht ne kemi pasur liderin jashtë vendit, kjo ka ndikuar drejtëpërdrejtë në zhvillimin e Aleancës”, tha ai.

Tahiri ka thënë se gara e hapur për zgjedhje do të jetë e rreptë, por ai në këtë garë ka paraparë që kryetar sërish të zgjidhet kreu aktual, Ramush Haradinaj.

“Vërtet nuk shoh ndonjë kandidat tjetër që do të mund të zëvendësonte kryetarin aktual Haradinaj. Mendoj se ai ka ende për të dhënë për partinë të cilën e ka udhëhequr vite me radhë”, ka thënë Tahiri.