Tahiri për Tribunalin: Opozita refuzon të bashkëpunojë për inate politike personale

Tahiri thotë se Iniciativa e Veseli është më e drejta.

Lajme

24/05/2019 22:22

Ministiri i Drejtësisë Abelard Tahiri sot në RTV 21 foli edhe për iniciativën e Kryetari të Kuvendit Kadri Veseli për themelimin e një tribunali për gjenocidin serb në Kosovë.

Tahiri tha se kjo është iniciativa më e drejtë që ka ndodhur për dënimin e kriminelëve serbë. Duke marrë parasysh faktin se nuk ka unitet politik sa i përket kësaj inicative, opozita e quan si të vonshme, Ministri Tahiri tha se disa nga politikanët refuzojnë të bashkëpunojnë për një nismë të tillë për shkak të inateve personale.

“Thjesht për inate se pse është Kadri Veseli udhëheqës i kësaj iniciative…dhe pikërisht kjo është gjëja më e tmerrshme që ka mundur të ndodh si shoqëri, të jemi aq të ndarë në trajtimin e një kauze aq të rëndësishme”, tha ndër tjerash Tahiri.

Ai megjithatë është shprehur optimist së opozita do të reflektojë për realizmin e kësaj kërkese.