Tahiri për incidentin në Kuvend: Isha i bindur që s’kam sharë, ndihem keq

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se vazhdon të ndihet keq për shkak se shau gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

10/05/2022 21:40

Ai tha se zakonisht nuk përdor fjalë të tilla.

“Nuk e kuptoj atë moment në atë situatë në të cilën ishim. Njerëzit që më njohin e dinë, nuk jam një person që shaj. Nuk jam një person që përdori fjalë të tilla edhe në shoqëri edhe në rreth”, tha Tahiri në emisionin Pressing në T7.

“Isha i bindur që s’kam sharë. Edhe sot në atë far mllefi, në atë far situate nuk e di s’i ka dal. Jam ndjerë shumë keq, edhe atëherë jam ndjerë keq”, tha ai.

“S’e kam dëgjuar vetën, jam ndjerë keq që një fjalë e tillë del nga parlamenti”, theksoi Tahiri